Mediumi slloven publikon detaje shtesë për skandalin “Reket 2”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 14:28

Mediumi slloven publikon detaje shtesë për skandalin “Reket 2”

Me titullin “Skandal! bashkëpunëtor të afërt të kryeministrit majtis maqedonoverior Zaev, mik i mirë i Tanja Fajon, të akuzuar për presion të një kompanie prestigjioze shëndetësore”, televizioni slloven Nova 24TV ka njoftuar opinionin e atjeshëm për aferën aktuale te ne “Reket2”, por edhe sjell detaje të cilat deri më tani nuk kanë qenë të njohura për opinionin maqedonas.

Në tekstin e publikuar mbrëmjen e së premtes në ueb faqen e televizionit komercial slloven, zbulohet se i dyshuari i dytë në rastin “Reket”, Zoran Milevski Kiceec, është i lidhur edhe me aferën “Reket 2. Edhe pse drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetesor Den Doncev në pyetjen e gazetarëve se sa mirë njihet me Kiceec, nga foltorja e Qeverisë vertetoi se e njeh vetëm nga televizioni, por sipas njohurisë së gazetarit slloven Rajko Gollob, autor i tekstit të cekur, njohja e tyre është shumë më e thellë.

Tekstin e gazetarit slloven mund ta lexoni KETU

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 14:28