Mediet greke për votimin e mbrëmshëm në Bundestag

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 11:20

Mediet greke për votimin e mbrëmshëm në Bundestag

“Gjermania: Dritë të gjelbër nga Parlamenti për negociatat për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”; “Qilim evropian për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë vendos Parlamenti gjerman”;”Po” gjermane për Shkupin dhe Tiranën”; “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut morën dritë të gjelbër nga Parlamenti gjerman”; “Gjermanët thanë ‘po’ për fillimin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, janë një pjesë e titujve në onlajn edicionet e medieve greke në lidhje me votimin e mbrëmshëm në Bundestag për fillimin e negociatave për anëtarësim me BE-në për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, informon korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Mediet në Greqi e transmetojnë tekstin e zgjeruar të agjencisë greke të lajmeve ANA-MPA me titullin “Dritë të gjelbër nga Bundestagu për fillimin e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.

“Dritë e gjelbër e qeverisë gjermane që të pajtohet me fillimin e negociatave për anëtarësim të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me shumicë të gjerë, dha mbrëmjen e vonë të së enjtes Parlamenti gjerman, duke votuar për propozimin e përbashkët të dorëzuar nga grupet parlamentare të koalicionit qeveritar. Në të dyja rastet ishte potencuar se nuk bëhet fjalë për integrim të vendeve, por për fillim të një procesi të gjatë, i cili sipas gjitha gjasave do të sjellë integrimin”, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA në fillim të tekstit.

Në vazhdim në detaje janë transmetuar qëndrimet e partive gjermane gjatë debatit si dhe rezultati i votimit.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 11:20