Kjo është data përfundimtare kur do të dihet nëse RMV do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 12:22

Kjo është data përfundimtare kur do të dihet nëse RMV do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në

Mes 17 dhe 18 tetorit do të dihet nëse Maqedonia e Veriut do të marrë ose jo datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pas rekomandimit të Komisioni Evropian për fillim të negociatave në qershor, ngelet që të gjithë shtetet anëtare të BE-së të bien dakord unanimisht për fillimin e negociatave, transmeton Portalb.mk.

A do ta ndjekin shembullin e Gjermanisë edhe shtetet tjera, sidomos Franca? “Pritet që Ministrat e shteteve anëtare të vendosin nëse do të fillojnë negociatat me vendin në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për Punë të Përgjithshme që do të mbahet më 15 tetor, ndërsa vendimi përfundimtar do të duhet të merret nga drejtuesit e Shteteve anëtare të BE-së, njëzëri, gjatë mbledhjes së Këshillit të Bashkimit Evropian më 17 dhe 18 tetor 2019”, thonë nga delegacioni i BE-së në RMV.

Sinjal pozitiv për dhënien e datës dërgoi mbrëmë Gjermania e cila votoi me shumicë votash për dhënien e datës për nisjen e negociatave për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Pritet të shihet nëse vendet tjera anëtare, sidomos nëse Franca e cila ka qenë më kritike për ngecjen e reformave në gjyqësor në Maqedoni, do të ndjekë shembullin e Gjermanisë.

Në kontekst të pritjes së vendimit për fillimin e negociatave me BE-në në tetor, ambasadori francez Kristian Timonie, kohë më parë vlerësoi se pozicioni i Maqedonisë tani është më pak i fuqishëm për shkak të ngjarjeve rreth rastit “Reket” dhe pamundësisë që të arrihet marrëveshje për ligjin për PP-në.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 12:22