Disa fshatra të Shkupit nesër dhe të hënën do të jenë pa energji elektrike

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 13:56

Disa fshatra të Shkupit nesër dhe të hënën do të jenë pa energji elektrike

Një pjesë e shfrytëzuesve të energjisë elektrike në fshatrat e Shkupit, respektivisht në  Kadino, Marino, Ilinden, Bella Zemja, Belimbegovë dhe Stajkovc nesër nga ora 5:00 deri në orën 6:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Të hënën pa energji elektrike nga ora 9:00 deri në orën 11:00 do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Slavejko Arsov” dhe “Salvador Alende”, në komunën Kisella Vodës.

Siç kumtoi QRMK-Shkup, ndërprerjet vijojnë për shkak të punëve teknike në rrjetin shpërndarës të rrymës.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 27 Shtator, 2019 13:56