Talentet i japin fitoren, Reali merr kryesimin e La Liga-s

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 09:50

Talentet i japin fitoren, Reali merr kryesimin e La Liga-s

Reali i Madridit ka arritur të marrë fitoren e katërt në kampionat, që është njëkohësisht e treta radhazi, teksa ka mposhtur me rezultatin 2-0 kundërshtarët modestë të Osasunës në stadiumin “Santiago Bernabeu”.

Me disa prej titullarëve të ulur në stol, mbrëmë ishin dy adoleshentët brazilianë, Vinicius Junior 19 vjeç dhe Rodrygo 18 vjeç, që shënuan dhe u dhanë 3 pikët madrilenëve.

I pari shënoi në pjesën e parë, pas një asisti të marrë nga gjermani Toni Kroos, ndërsa në minutën e 71-të i la vendin Rodrygos, që shënoi që me prekjen e parë të topit.

Me këtë fitore, Reali i Madridit ngjitet në kuotën e 14 pikëve, në krye të renditjes, ndërsa Zinedine Zidane harron zhgënjimin e javëve të para dhe sheh të marrë frytet e punës së tij.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 09:50