Roshi dhe Berisha në formë, kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 09:21

Roshi dhe Berisha në formë, kualifikojnë Akhmat Groznyn në Kupën e Rusisë

Bernard Berisha dhe Odise Roshi kualifikojnë Akhmat Groznyn në raundin e 1/8 të Kupës së Rusisë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës dhe ai i kombëtares shqiptare ishin protagonistë në suksesin e skuadrës çeçene ndaj SKA Khabarovsk.

Roshi e nisi ndeshjen si titullar ndërkohë që Berisha i futur në fushë nga stoli në minutën e 67-të i mjaftuan vetëm 9 minuta për të kaluar në epërsi Akhmatin, por goli i ish-lojtarit të Skënderbeut nuk i mjaftoi skuadrës nga Grozny pasi vendasit e SKA barazuan rezultatin me një penallti.

Ndeshja shkoi në shtesë dhe aty të dyja skuadrat realizuan edhe nga një tjetër gol me 120 minutat që u mbyllën në barazim 2-2 dhe për të përcaktuar skuadrën fituese u nevojitën 11-metërshat.

Aty skuadra e Akhmat Grozny-t u tregua më e saktë duke triumfuar me shifrat 4-2 për meritë edhe të Berishës dhe Roshit, me kosovarin që realizoi penalltinë e parë dhe Roshi penalltinë e 5-të dhe të fundit duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

Në raundin tjetër Akhmat Grozny do të përballet me një tjetër skuadër të kategorisë së dytë me Luch që bëri surprizën duke eliminuar Dinamon e Moskës.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 09:21