Pendarovski: Institucioneve duhet t’u japim mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 14:17

Pendarovski: Institucioneve duhet t’u japim mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski në Sesionin e Tretë Plenar të Konventës Kombëtare për BE-në në Republikën e Maqedonisë së Veriut, tha se çështja “Reket” është një provë thelbësore për sundimin e ligjit, raporton TV21.

-Rasti “Reket” është një provë thelbësore për sistemin e sundimit të ligjit dhe duhet të zgjidhet plotësisht jo për hir të Evropës por për hir të vetvetes, nuk duhet të lejojmë asnjë efekt anësor pavarësisht nga vijnë. Të gjithë e dimë se ka shumë abuzime të tilla. Ky fakt tregon se krimi i lartë dhe korrupsioni janë fshehur dhe ne kemi krijuar një kulturë të mosndëshkimit”, tha Pendaorvski.

Ai shtoi se Institucioneve duhet t’u japim mbështetje në luftën kundër korrupsionit.

“Institucioneve duhet t’u japim mbështetje maksimale në luftën kundër korrupsionit në mënyrë që kultura e mosndëshkimit të bëhet një gjë e së kaluarës”, deklaroi Stevo Pendarovski.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 14:17