Furgoni përplas për vdekje 69-vjeçarin

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 11:19

Furgoni përplas për vdekje 69-vjeçarin

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në zonën industriale në Strumicë një furgon që po drejtohej nga një 40-vjeçar ka përplasur për vdekje një person 69-vjeçar.

“Më 25.09.2019 në ora 10:45, në rrethin e zonës industriale në Strumicë, një furgon i tipit “Mercedes Sprinter” me targa të Prilepit, i drejtuar nga R.A. (40) nga Prilepi ka goditur këmbësorin N.D. (69) nga Strumica. Nga lëndimet e marra 69- vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Prokurori publik dhe ekipi nga SPB-Strumicë ka inspektuar vendin e ngjarjes.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 26 Shtator, 2019 11:19