Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 10:12

Të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

CDU/CSU dhe SPD miratuan dokumentin që i jep dritën jeshile hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deputetët gjermanë megjithatë kanë vënë disa kushte shtesë për Shqipërinë, të cilat i kanë ndarë në dy etapa.

Me prioritaret para konferencës së parë të anëtarësimit dhe shtatë të tjera para se të fillojë konferenca e dytë, ajo e hapjes se kapitujve të parë.

Dy kushtet e vendosura nga Bundestagu para se të fillojë konferenca e parë e anëtarësimit, e cila pritet të jetë nga pranvera e vitit te ardhshëm janë funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe miratimi i reformës zgjedhore.

Sipas deputetëve, ligji i ri zgjedhor duhet të jetë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe të sigurojë një financim transparent të partive dhe fushatave zgjedhore dhe të bazohet në rezultatet e Komisionit ad-hoc për reformën zgjedhore.

“Përpunimi i draftit të hartuar aty duhet të bëhet në një dialog të hapur duke përfshirë të gjitha forcat politike, siç rekomandohet në raportin e ODIHR-it të datës 5 shtator 2019″, thuhet ndër të tjera në dokumentin që siguroi Dojçe Vele

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 10:12