Në UT sot dhe nesër mbahet Seminari i XIII Ndërkombëtar i Albanologjisë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 09:52

Në UT sot dhe nesër mbahet Seminari i XIII Ndërkombëtar i Albanologjisë

Në Universitetin e Tetovës sot dhe nesër mbahet Seminari i XIII Ndërkombëtar i Albanologjisë, me temë: “GJUHA, LETËRSIA DHE IDENTITETI”.

Seminari do t’i zhvillojë punimet në këto sesione shkencore:

SESIONI I GJUHËSISË:

  • Dialektet si pasuri gjuhësore
  • Gjuha shqipe dhe globalizimi

SESIONI I LETËRSISË:

  • Letërsia dhe historiografia
  • Letërsia dhe identiteti

SESIONI I HISTORISË:

  • Shqiptarët dhe Evropa
  • Shqiptarët në raportet diplomatike, në shënimet e kronistëve dhe të udhëpërshkruesve

SESIONI I ETNOKULTURËS:

  • “Tjetri” në kulturën shqiptare dhe ballkanike
  • Digjitalizimi i thesarit kulturor
  • Turizmi kulturor

SESIONI I MEDIAS:

  • Mediat dhe lajmet e rrejshme
  • Kultura dhe mediat
  • Roli i medias publike
Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 09:52