Janeva dhe Boki 13 së pari do të kontrollojnë dëshmitë, pastaj do të japin deklaratë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 10:14

Janeva dhe Boki 13 së pari do të kontrollojnë dëshmitë, pastaj do të japin deklaratë

E dyshuara e tretë në rastin “Reket”, ish prokurorja speciale publike Katica Janeva, njëjtë si edhe i dyshuari i parë Bojan Jovanovski-Boki 13, dje në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kërkoi që të kontrollojë dëshmitë, e pastaj ta shfrytëzojë të drejtën për deklaratë.

I dyshuari i dytë Zoran Milevski -Kiçeec me vendim të PTHP-së do të lëshohet në arrest shtëpiak.

Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska, pas daljes nga PTHP-ja dje tha se klientja e saj së pari do ta shfrytëzojë të drejtën që personalisht t’i kontrollojë dëshmitë, e pastaj do të japë deklaratë.

Paralajmëroi se kontrolli i dëshmive do të bëhet të enjten.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 10:14