Gazetari Rexhep Qamili denoncon kolegun Avni Qaili, më sulmoi fizikisht

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 08:46

Gazetari Rexhep Qamili denoncon kolegun Avni Qaili, më sulmoi fizikisht

Gazetari Rexhep Qamili, i punësuar në RTVM 2, bëri të ditur se dje pasdite ishte sulmuar fizikisht në ndërtesën e televizionit nga, siç thotë, Avni Qaili, redaktor i programit kulturor informativ në servisin publik.

Qamili në profilin e tij në Fejsbuk publikoi fotografi me gërvishtje në trup, që, siç thotë, janë pasojë e sulmit.

Siç bëri të ditur për MEDIAL-n, pas sulmit ishte për kontroll në Qendrën urgjente të klinikave të Shkupit.

Nuk e di, tha, shkakun e sulmit.

Rastin, informoi, se e ka paraqitur edhe në polici, ku është bërë procesverbal.

“Do të angazhoj avokat dhe do të kërkoj zgjidhje institucionale”, paralajmëroi Qamili.

Nga redaksia e servisit të dytë programor të televizionit nuk e komentuan incidentin.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 25 Shtator, 2019 08:46