Tetovë, reshjet e shiut makth për shkollën “Nikolla Shtejn”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 15:05

Tetovë, reshjet e shiut makth për shkollën “Nikolla Shtejn”

Ditët me shi vazhdojnë të jenë makth për nxënësit dhe kuadrin mësimor në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Nikolla Shtejn”, në Tetovë.

Tashmë disa herë alarmohet se çatia e kësaj shkollë pikon në çdo cep të saj, por askush nuk ndërmerr asgjë për zgjidhjen e këtij problemi. Rolin që duhet ta luajë çatia, pjesërisht e luajnë kovat dhe enë të ndryshme, por përsëri dyshemeja laget dhe bëhet e rrëshqitshme, duke rrezikuar nxënësit dhe profesorët.

Disa të punësuar që nuk duan të flasin para kamerës thonë me shqetësim se në rast të ndonjë tërmeti, çatia rrezikon të bjerë ndërsa edhe mureve plasaritjet u shtohen nga dita në ditë.

Zanafilla e këtij problemi është që nga ndërtimi i saj, pasi gjatë realizimit të projektit janë bërë shumë lëshime. Alsat disa kohë më  parë informoi se në këtë shkollë ishte shndërruar në problem serioz derdhja e ujërave të zeza, të cilat për shkak të ndërtimit jashtë standardeve, ktheheshin nëpër tualete.

Ndërkohë që nxënësit dhe profesorët janë të detyruar që të realizojnë mësimin në kushte të tilla Komuna dhe ministria, hedhin fajin tek njëra tjetra se kush duhet të bëj revizion të projektit dhe të ngrejë padi ndaj firmës që e ka ndërtuar objektin me kaq shumë lëshime.

Evi Shkopi     

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 15:05