Tetovë, Policia zbulon 24 vetura gabim të parkuara

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 13:37

Tetovë, Policia zbulon 24 vetura gabim të parkuara

Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe gjate kësaj jave, ështe duke vazhduar me aktivitetet e përforcuara kontrolluese rreth parkimeve në Tetovë, si dhe për zbulimin e personave të cilët drejtojnë veturat, para se të kalojnë provimin për patentë shoferi apo pa patentë velide, njofton Gostivari Sot

Dje janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar, 24 vetura gabim të parkuara ose parkime jo të regullta, ku pronarëve të të cilave u janë përgaditur parashtresa adekuate, kurse veturat kanë qenë të ngrituar me anë të shërbimit të karotrecit dhe janë dërguar në lokacion të caktuar për këtë veprimtari.

Gjatë ditës, gjithashtu janë zbuluar edhe 8 persona të cilët kanë drejtuar veturën pa patentë shoferi, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë. Këto, si dhe shkeljet tjera, janë
rrumbullaksuar me parashtresa të përgaditura, sipas  Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe
Ligjit për automjete. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 13:37