Grubi për vizitë studimore në SHBA për antikorrupsion dhe transparencë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 13:17

Grubi për vizitë studimore në SHBA për antikorrupsion dhe transparencë

Një delegacion i Republikës së Maqedonisë së Veriut, i  përbëri nga Artan Grubi, kryetar i Komisionit për çështje evropiane, Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit dhe Liljana Kuzmanovska, kryetare  e Komisionit për financim dhe buxhet, ditëve të kaluara qëndron për vizitë studimore në SHBA, fokusuar në antikorrupsion dhe transparencë.

Në delegacionin ndërkombëtar të vizitës studimore, e cila po zhvillohet në Uashington dhe Indianapolis nga data 16 e deri më 26 shtator të vitit 2019, gjithashtu marrin pjesë edhe deputetë nga Shqipëria, Rumania dhe Serbia.

Siç bëri të ditur IRI,  vizita studimore u mundëson deputetëve të njihen me normat dhe praktikat e antikorrupsionit,si dhe me standardet për transparencë të cilat po zbatohen në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës në SHBA.  Gjithashtu kontribuon që deputetët t’i përforcojnë marrëdhëniet dypalëshe me anëtarë të Kongresit amerikan dhe nëpunësit e tjerë qeveritarë të SHBA-së, si dhe ekspertë të njohur shquat të antikorrupsionit me qëllim të përmirësimit të zgjidhjes ligjore për transparencë dhe antikorrupsion.

Vizitën studimore e organizon Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), në bashkëpunim me Institutin për Qeveri Përfaqësuese (IRG). Programi financohet nga Byroja për Arsim dhe Kulturë të Stejt Departamentit dhe mbështet nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut përmes Zyrës së saj për punë publike.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 13:17