Burri i Jankullovskës kërcënoi Kacarskën: Strasburgu do t’ju ndjekë për njëanshmëri

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 14:49

Burri i Jankullovskës kërcënoi Kacarskën: Strasburgu do t’ju ndjekë për njëanshmëri

Ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, nuk ishte prezent personalisht për të sqaruar para Këshillit Gjyqësor kërkesën për shkarkimin e gjykatëses Dobrilla Kacarska, por në vend të saj kishte dërguar bashkëshortin e vetë Vllatko Ilievski në cilësinë e avokatit personal.

Ai tha se shkarkimin e Kacarskës e kërkojnë për shkak të caktimit të seancave gjatë kohës së shtatzënisë së Jankullovskës dhe dy muaj pas lindjes.

Ai akuzoi se në mënyrë të njëanshme ka udhëhequr procedurën për rastin “Tanku”, me qëllim ka shkelur parimin për gjykim të drejtë dhe kodin gjyqësor.

Ilievski paralajmëroi se ankesë do të dërgojë edhe në Gjykatën për të drejtat e njeriut në Strazburg duke përmendur edhe shembuj se si ata mund të vlerësojnë punën e njëanshme të gjykatëses.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 24 Shtator, 2019 14:49