Zyrtarë të KSHZ-së nga Maqedonia e Veriut vizituan KQZ-në e Republikës së Kosovës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 13:57

Zyrtarë të KSHZ-së nga Maqedonia e Veriut vizituan KQZ-në e Republikës së Kosovës

Përfaqesues të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së dhe Isamed Selmani, i punësuar në Shërbimin profesional të KSHZ-së, ishin në vizitë zyrtare në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të Republikes së Kosovës dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, transmeton Gostivari Sot 

“Në takimet e realizuara me përfaqesuesit e këtyre institucioneve u bisedua rreth bashkëpunimit te ndërsjellte dhe praktikave të mira për organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve”, thotë Enver Salihi, anëtar i KSHZ-së.

Vizita në Komisionin Qendror të zgjedhjeve të Republikes së Kosovës dhe në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, vjen në vigjilje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Republikën e  Kosovës.  Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 13:57