Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:31

Prej sot fillon vjeshta në hemisferën veriore dhe njëkohësisht në hemisferën jugore fillon pranvera.

Në ditën e parë të vjeshtës, Dielli në Shkup lind në orën 06:20 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 18:32 minuta. Dita do të zgjasë 12 orë e 2 minuta.

Sinoptikët për sot paralajmërojnë mot me vranësira të ndryshueshme me periudha të diellit. Pasdite dhe nga fundi i ditës priten reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut të cilat në disa vende do të jenë të përcjella me bubullima të rralla. Reshje do të ketë edhe të martën kur në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:31