Pollog, Policia zbulon 24 vozitës që drejtonin makinat të dehur

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 12:24

Pollog, Policia zbulon 24 vozitës që drejtonin makinat të dehur

Gjatë vikendit që e lamë pas në rajonin që mbulon Sektori për punë të brendshme- Tetovë, është realizuar aksion kontrollues në trafik në lidhje me Alkoolin, transmeton Gostivari Sot 

Policia njoftoi që gjatë këtij kontrolli, janë zbuluar gjithsej 24 vozitës (TE-16 dhe GV-8), të cilët kanë drejtuar automjetin e tyre nën ndikim të alkoolit dhe të gjithë janë shkyçur nga trafiku. Krahas kësaj 23 vozitësve (TE-15 dhe Gv-8) përkohsishtë ju është konfiskuar patenta e shoferit.

“Shkeljet e zbuluara, janë rrumbullaksuar me 23 fletëpagesa ë detyrueshme për kundërvajtje (TE-15
dhe Gv-8), 1 fletpafesë për kundërvajtje në Tetovë dhe 1 kërkesë për vazhdimin e procedurës për
kundërvajtje deri tek gjykatësi përkatës në Tetovë”, njoftuan nga SPB – Tetovë, transemton Gostivari Sot

Në këtë aksion kontrollues që është realizuar prej ora 23 deri ora 5 të mëngjesit, janë konstatuar dhe
sanksionuar në mënyre adekuate edhe 18 shkelje tjera të llojeve të ndryshme (TE-5 dhe GV-13). Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 12:24