Ligji për Prokurorinë, mbledhje e grupeve të punës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:40

Ligji për Prokurorinë, mbledhje e grupeve të punës

Grupet e punës të qeverisë dhe opozitës do të zhvillojnë sot një mbledhje të re në Kuvend për ligjin për Prokurorinë Publike, gjegjësisht fatin e PSP-së. Takimi do të jetë i pari që nga takimi i liderëve të dy partive më të mëdha politike, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski, në të cilin nuk është gjetur asnjë gjuhë e përbashkët për ligjin.

Pas shtatë orësh bisedimesh, Zaev akuzoi Mickoski për “promovimin e gruevizmit deri në fund”. Ndërsa Mickoski pas takimit tha se plani i Zaev nuk ishte që të arrinte një marrëveshje dhe se kryeministri dëshironte të kontrollonte prokurorinë publike në mënyrë që ai të mos mbaj përgjegjës për rastin “Haraçi”.

Nga ana tjetër, kryeministri Zaev pas mbledhjes së udhëheqësi i OBRM-PDUKM-së kërkoi që lëndët e PSP-së para 30 qershorit 2017 të merreshin nga Prokuroria, shefi i së cilës do të vijë me propozimin e partisë opozitare. Ai shtoi se LSDM pajtohet që prokurori special të zgjidhet nga opozita, por të jetë i besueshëm.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:40