Boki 13 është në rrezik për jetë, ja kush e thotë ?

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 14:05

Boki 13 është në rrezik për jetë, ja kush e thotë ?

Boki 13 e ka përfunduar dëshminë e tij për rastin “Zhvatja” tek prokurorja Villma Ruskoska. Ai tani do të kthehet në paraburgim në Shutkë.

Avokati i tij, Sasho Dukovski tha se Boki 13 është në gjendje të rrezikut për jetë.

“Bëhet fjalë për operacion nga natyra estetike, për uljen e lukthit. Më pas ka dy operacione të pasuksesshme për lidhjen e zorrës së vogël dhe ka të vjella pa ndalë dhe vazhdimisht rrëzohet. Realisht nuk e ka gjendjen e mirë shëndetësore, ndoshta edhe vet ka kontribuar me operacionin e tillë”, ka thënë Dukovski.

Dukovski shtoi se Bojan Jovanovski sot nuk dëshmoi dhe nuk do të jep deklaratë derisa nuk i shohin provat.

“Sot nuk dhamë deklaratë nga arsye të kuptueshme dhe ato janë se ne nuk kemi qasje në prova. Nga e mërkura në orën 12:00 dhe ditët në vazhdim ne do të kryejmë hetim në këtë lëndë dhe më pas do të japim deklaratën tonë”, deklaroi avokati i Boki 13, Saso Dukovski.

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 14:05