Boki 13 dëshmon sot para Ruskoskës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:35

Boki 13 dëshmon sot para Ruskoskës

Në Prokurorinë Publike për krim të organizuar dhe korrupsion sot do të merret në pyetje i dyshuari i parë për rastin “Zhvatja”, Bojan Jovanovski – Boki 13, i cili gjendet në paraburgim në Burgun e Shutkës. Kjo është deklarata e dytë e Jovanovskit për rastin “Zhvatja”. Ai më 15 korrik të këtij viti u mor në pyetje në Prokurori së bashku me të dyshuarin e dytë Zoran Milevskin.

Pas marrjes në pyetje prej disa orëve, Jovanovski doli para Gjykatës, ku në kërkesë të Prokurorisë Publike iu caktua masa e paraburgimit.

Në periudhën e fundit lidhur me këtë rast në Prokurori dëshmuan biznesmeni Siljan Micevski, moderatorja Lila Filipovska dhe deputetët Frosina Remenski dhe Aleksandar Kiracovski, si dhe kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare Agapi Dika dhe biznesmeni Zoran Azmanov. Ish-shefja e PSP-së, e cila gjithashtu, gjendet në paraburgim si e dyshuara e tretë, deklaratë do të japë të martën.

Përndryshe, Në rastin “Zhvatja” që e hapi Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion të dyshuar janë Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski-Kiçaec, si dhe prokurorja speciale publike Katica Janeva. Që të tre janë në paraburgim.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 23 Shtator, 2019 09:35