Në Shkup u mbajt  gara tradicionale me biçikleta, fitues Daim Muharemi nga Gostivari

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Shtator, 2019 15:05

Në Shkup u mbajt  gara tradicionale me biçikleta, fitues Daim Muharemi nga Gostivari

Në kuadër të Javës Evropiane të Mobilitetit, sot nën Kalanë e Shkupit dhe rrugët përreth në qendër të qytetit u mbajt  gara tradicionale me biçikleta në organizim të Federatës së Çiklizmit.

Vendi i parë tek grupi i të rinjëve i takoi gostivarasit Daim Muharemi, njofton Gostivari Sot

Nxënësit në ngjarjen tërëditore u ftuan që të arrijnë me biçikleta ose në këmbë. Do të organizohet promovim i industrive në lidhje me kulturën e çiklizmit (shitore, servise, ture, klube, manualë, grupe) si dhe ekspozitë të biçikletave të vjetra.

Ngjarja u shoqërua me program muzikor.

Në pjesën e parë të ngjarjes vozitën fëmijë dhe amatorët, ndërsa në të dytën garuan çiklistë profesionistë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 22 Shtator, 2019 15:05