VMRO: Donçev nuk mohoi asnjë akuzë për “Reket 2”

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 17:16

VMRO: Donçev nuk mohoi asnjë akuzë për “Reket 2”

Një ditë pas prononcimit të drejtorit të Fondit Shëndetësor për rastin e ashtuquajtur “Reket 2” VMRO DPMNE-ja opozitare thotë se Donçev së bashku me ministrin e Shëndetësisë duhet të tërhiqen nga posti me qëllim që hetimet të rrjedhin në drejtimin e duhur. 

Den Donçev, Drejtor i Fondit Shëndetësor nuk demantoi qartë se a njihet dhe a ka kontaktuar me Zoran Milevski Kiçeec, nëse përmes tij duhet të bëhet shitja që më pas kompania t’i shitet shitësit që do e zgjedh Donçev dhe oktopodi i Qeverisë. Donçev për rastin “Reket 2” nuk mohoi se ka bërë presion ndaj kompanisë private me qëllim të pengimit të shitjes së saj investitorëve të huaj. Den Donçev nuk mohoi as për keqpërdorimin dhe përzierjen e Drejtorisë për kundërzbulim financiar për presion ndaj kompanisë private – deklaroi Naum Stoilkovski, VMRO DPMNE.

Alsat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 17:16