Ndjehet tërmet i fuqishëm në rajonin perëndimor të vendit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 16:26

Ndjehet tërmet i fuqishëm në rajonin perëndimor të vendit

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë pasditen e sotme në disa qytete të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Qendra Sizmologjike Europiane ka konfirmuar tërmetin me magnitudë 5.2 ballë, me epiqendër 3 kilometra nga Ura Vajgurore. Tërmeti ka pasur epiqendër afërsinë e Tiranës dhe Durrësit, respektivisht 6 km nga Durrësi dhe 34 km nga Tirana, transmeton Flaka. 

Nuk ka të dhënë për të lënduar apo dëme materiale Tërmeti është ndjerë edhe në rajonin perëndrimor të Maqedonisë Veriore, siç është Ohri, Struga, Kërçova, Gostivari e Tetova.

Edhe rreth orës 15 u shfaq një tërmet tjetër në Detin Adriatik, respektivisht 283 km nga Tirana dhe 62 km nga Bari i Italisë. Flaka

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 16:26