“Ligji i Prokurorisë”, shtyhet takimi i grupeve të punës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 16:00

“Ligji i Prokurorisë”, shtyhet takimi i grupeve të punës

Shtyhet takimi i paralajmëruar i grupeve të punës të partive për ligjin e prokurorisë. Negociatat mes pushtetit dhe opozitës mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike kanë ngecur në dallimet që kanë palët mbi ndarjen e Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion në dy organe si dhe përdorimin si dëshmi të materialeve të përgjuara të cilat janë siguruar pas vitit 2015. Ministrja e Drejtësise Renata Deskoska tha në emisionin 360 gradë se rasti “Reketi” duhet të hetohet në thelb sikurse edhe lëndët “Titanik” dhe “Trajektorja”.

Qëndrimi im për rastin “Reket” është I njëjtë me qëndrimin tim për rastin ”Titanik”, ”Trajektorja” dhe për cilin do rast tjetër, të gjitha rastet që janë të hapura para Prokurorisë Publike duhet të jenë të hetuara në mënyrë përkatëse dhe të përfundojnë me vendime gjyqësore të formës së prerë. Personalisht a jeni të dëshpëruar nga Katica Janeva? Jam. Pra e them sinqerisht se jam, siç jam e dëshpëruar edhe prej shumë gjërave që I dëgjuam në bombat që I prezantoi Zaevi në kohën kur ishte në opozitë – tha Renata Deskoska-Ministre e Drejtësisë.

Të akuzuarit në rastin “Reketi”, ish prokurorja Katica Janeva dhe Boki 13 në fillim të javës së ardhshme pritet të dëshmojnë para Ruskoskës. Avokatja e Janevës, Irena Fërçkovska tha se Prokuroria për krim të organizuar i ka prezantuar vetëm prova të selektuara, sipas të cilës nuk tregojnë përfshirje apo ndonjë dyshim të arsyeshëm se Janeva ka kryer vepër penale për të cilën ngarkohet.

Tani duhet t’I shohim edhe ato dëshmi a do mund të përdoren si dëshmi në procedurën penale. Keni fjalën për video-materialet? Po. Pasi nuk mund të barazohen incizimet që PSP-ja I trajtonte si prova dhe këto, sepse legaliteti i incizimeve nga përgjimi I paligjshëm nuk është I ligjësuar edhe me ligjin për prokurorinë speciale. Këto prova trajtohen si prova të siguruara në mënyrë të paligjshme dhe si të tilla duhet të ndahen nga procesi – tha Irena Danilova Frckovska, avokate e Katica Janevas.

Në Prokurorinë e Krimit të Organizuar dje dëshmuan kryetarja e Kuvendit të Aleancës Ndërkombëtare të Boki 13, Agapi Dika, biznesmeni Zoran Azmanov dhe shitësja e rrobave të markave të shtrenjta. Agapi Dika tha se nuk e din se ku ishin paratë e paguara në Aleancën Ndërkombëtare, ndërsa Azmanov tregoi sesi Boki 13 u përpoq ta reketonte atë.

Alsat

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 16:00