Lëvizja Besa – Tetovë me kritika të shumta ndaj kryetares Teuta Arifi

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 18:27

Lëvizja Besa – Tetovë me kritika të shumta ndaj kryetares Teuta Arifi

Lëvizja BESA, sot në Tetovë, nëpërmjet një konference pë gazetarët , shprehu shqetësimin e qytetarëve të Tetovës në lidhje me mosndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska. Njëkohësisht ata nëpërmjet kësaj paraqitjeje publike adresuan kritika të shumta në adresë të kryetares së komunës së Tetovës, Teuta Arifit.

Në vazhdim konferenca e plotë e Lëvizjes Besa:

 

Jemi këtu që në emër të Lëvizjes BESA ta ndajmë me Ju shqetësimin tonë dhe tuajin në lidhje me mosndërtimin e bulevardit Bllagoja Toska. Dështimi i kryetares Teuta Arifi dhe dështimi i ndërtimit të bulevardeve i jep Tetovës epitetin Tetova e bulevardeve qorre.  Tetova si qytet i dy Universiteteve dhe “Kodrës së Diellit” dita ditës po i zvogëlohen kapacitetet për qarkullimin e njerëzve dhe mallërave.

Planit Gjeneral Urbanistik (PGJU) i Tetovës, ka të planifikuar bulevardin “Iliria”, bulevardin e “Ilindenit”, bulevardin “Bllagoja Toska” dhe bulevardin “V.S.Bato”. Për fatin tone të keq të gjithë Bulevardet e Tetovës rezultojnë të bllokuar në njërën, apo në anën tjetër të tyre dhe si tillë ato mund të quhen bulevarde qorre që mbahen gjallë me anë të bajpaseve rrugore. Sot gjendemi këtu në bulevardin e pandërtuar “Bllagoja Toska” për t’ju informuar se Teuta Arifi e premtoi hapjen e këtij bulevardi edhe në mandatin e parë, edhe në mandatin e dytë, por fatkeqësisht ende nuk ka asnjë shenjë për nisjen e punimeve. Hapja e bulevardit “Bllagoja Toska” do ta lehtësonte trafikun në qytet.

Edhe pse u siguruan mjete nga Banka Ndërkombëtare për Zhvillim dhe Ripërtrirje – Banka Botërore për hapjen e këtij bulevardi; edhe pse u siguruan mjete nga ana e komunës për eksproprijimin (shpronësimin) e pronave, nëpërmjet programit për rregullimin e tokës ndërtimore dhe veprimtari komunale, çuditërisht u ndalën hapat e mëtutjeshëm për hapjen e këtij bulevardi. Pra, në momentin kur gjithçka ishte gati dhe kur duhej të fillonte shpronësimi dhe të nisnin punimet për hapjen e bulevardit, një dorë e zgjatur i ndërpreu ato!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 21 Shtator, 2019 18:27