Rastet e krimit, vijon përplasja mediale LSDM – VMRO DPMNE

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 15:09

Rastet e krimit, vijon përplasja mediale LSDM – VMRO DPMNE

Zëdhënësi dhe depuuteti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov në pres konferencën e sotme për shtyp kërkoi që lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickovski të përgjigjet nëse Orce Kamçev ka financuar kampanjën e partis së tij.

“Çfarë është ajo që Mickoski nuk dëshiron të dijë publiku për rastin Reketi? Në vend që të përhapë lajme të rreme, ai është i detyruar të dalë para publikut të përgjigjet: A është Orce Kamçev, tajfun i dalë nga regjimi i VMRO-DPMNE-së dhe i akuzuar nga PSP-ja, financier i fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? A bëhet fjalë për fushatën zgjedhore në zgjedhjet e fundit presidenciale? A e di Mickovski se sa i kanë kushtuar Kamçevit dhe firmave të tij financimi i fushatën zgjedhore? Përgjigje mund të jep edhe sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janusev si nënshkrues i llogarisë së partisë”- tha Konstadinov.

Sakaq, VMRO-DPMNE-ja akuzon prokuroren për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit Villma Ruskoska për zvarritje të qëllimshme të hetimit për zbardhjen e rastit “Rashkovski”. Sipas tyre, njoftimi i prokurorisë për fillimin e hetimit është një farsë. Partia opozitare thotë se duhet të zbardhet se me urdhër të kujtë, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë Dragi Rashkovski ka rregulluar tenderin për pajisje me radarë të kompanisë M-Nav për firmën shtetërore italiane “Leonardo”.

“Prokuroria e Ruskoskës një ditë më parë dërgoi komunikatë të zbrazur për nga përmbajtja se është filluar procedurë, bëni kujdes “në bazë të reagimeve në opinion”. Pas tre muajsh me pyetje se deri ku është rasti me “Leonardon”, dërgohet komunikatë për farsë në drejtësi sepse Rashkovski akoma nuk është arrestuar dhe as nuk është marrë një pyetje, akoma është sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, ka pozitë për të ndikuar te dëshmitarët dhe dëshmitë për një skandal i cili është ndërkombëtar dhe I lihet hapësirë të kërcënohet dhe të përndjekë mediat dhe gazetarët dhe funksionarë të opozitës. Nuk ka rezultat as për atë se kush I ka dhënë urdhër për ta rregulluar tenderin”-tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 15:09