Prokurorëve të PSP-së po u caktohen lëndët e njëjta

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 16:50

Prokurorëve të PSP-së po u caktohen lëndët e njëjta

Deri tani kryeprokurori Lubomir Joveski, ka autorizuar tre prokurorë ish special që të vazhdojnë t’i udhëheqin lëndët e tyre, por tani vetëm si prokuror publik. Për sot ishte caktuar gjykimi për rastin  “Talir 2”, me prokurore Lençe Ristoskan. Mirëpo u anulua pasi, avokati mbrojtës në këtë rast Elenko Millanov tha se prokurorja Lençe Ristoska nuk është kompetente për udhëheqjen e lëndës për shkak se lënda ka dëshmi speciale dhe se rasti ishte i PSP-së,të njëjtën nuk mund ta udhëheq PTHP.

Kurse për nesër termin në gjykatën penale ka rasti “Treqind”. Për këtë lëndë po ashtu prokurori Joveski i ka dhënë leje prokurorit Stevçe Donev, që të vazhdoj të jetë prokuror.

Ndërkaq, një ditë më parë, ish prokurorët special Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski,  njoftuan se do të vazhdojnë të udhëheqin lëndën “Monstra”, pasi për këtë kanë marrë autorizim nga kryeprokurori Joveski. Ky i fundit kishte paralajmëruar se deri sa të caktohen se si do të ndahen lëndët e PSP-së, pasi të njejtat u përvetësuan nga Prokuroria Themelore, përparsi do ju jepen lëndëve që kanë çështje që nuk mund të presin dhe me qëllim mos prolongimin e tyre, të gjitha gjykimet që ishin caktuar për këtë javë Joveski, i kishte autorizuar prokurorët ish special që të jenë, në po ato lëndë.

Ndërsa, për ditën e fundit të punës nga kjo javë, ka gjykim të caktuar edhe për rastin “Titanik”, për të cilin, sipas informacioneve jozyrtare mësohet se edhe aty do të vazhdoj të udhëheq prokurorja Lile Stefanova.

Gjatë javës së kaluar, Prokuroria Speciale Publike u deklarua e gatshme që menjëherë t’i dorëzojë lëndët të cilat i ka kërkuar Prokuroria Themelore Publike. Ata nëpërmjet një komunikate për media njoftuan në mënyrë të menjëhershme t’i dorëzojë lëndët së bashku me të gjitha procesverbalet dhe provat. Kurse vetëm një ditë më pas, u realizua transferimi i lëndëve nga PSP-ja në PTHP.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 16:50