LSDM dhe VMRO përplasen për financimet e paligjshme të zgjedhjeve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 16:40

LSDM dhe VMRO përplasen për financimet e paligjshme të zgjedhjeve

Çka është ajo që Mickoski nuk dëshiron të dihet në opinion për rastin “Zhvatja”. Kështu pyet deputeti dhe zëdhënës i LSDM-së, Konstandin Konstandinov, i cili hapi dilema lidhur me financimin e fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së nga ana e biznesmenit të zhvatur Orce Kamçev.

Konstandin Konstandinov, LSDM

“Në vend se të përhap lajme të rreme ai e ka për detyrë të dal para publikut dhe të përgjigjet: A thua Orce Kamçev, manjat i dalë nga regjimi i VMRO-DPMNE-së i akuzuar në lëndët e PSP-së, është financues i fushatës zgjedhore të VMRO-DPMNE-së? A thua bëhet fjalë për fushatë zgjedhore për zgjedhjet e fundit presidenciale? A thua di të përgjigjet Mickoski se sa i ka kushtuar Kamçevit ose firmave të tij financimi i fushatës zgjedhore? Përgjigje mund të jep sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev si nënshkrues i llogarisë së partisë”

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare, nga ana tjetër shprehin dyshime se ku kanë përfunduar paratë e pa shpenzuara të “Zhvatjes”, ata pyesin se çfarë është ajo që Ruskovska dhe Zaevi nuk duan që qytetarët ta kuptojnë. Në komunikatën e tyre për media ata pyesin nëse paratë kanë përfunduar në “Ilindenska” dhe se me to është financuar fushata e Stevo Pendarovskit në zgjedhjet presidenciale. Nga VMRO-DPMNE kërkojnë hetim efektiv dhe efikas për rastin “Zhvatja”.

VMRO-DPMNE
“Janevës qëllimisht iu dha 1 muaj kohë pasi u arrestuan Boki 13 dhe Zoran Kiçeec, që e njëjta të ketë kohë të mjaftueshme të zbulojë dëshmi dhe të ndikojë mbi dëshmitarë dhe hetim, me qëllim për t’i zhdukur shenjat që çojnë tek ajo dhe koka e oktapodit Zoran Zaev. Pas një muaji pasi Janeva është në paraburgim, hetimi po ngecë. Të arrestuar të tjerë nuk ka. Ka vetëm paralajmërime nga qeveria për formimin e një ekipi dhe gjoja aksion të DAP për vonesën prej tre muajve”

Për funksionim normal të shtetit, thuhet më tej në komunikatë, nevojitet rënia e kësaj qeverie dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 16:40