E PËRDITËSUAR: Mësohet identiti i viktimës në aksidentin tragjik. Është Fisnik Muça nga Veleshta e Strugës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 12:33

E PËRDITËSUAR: Mësohet identiti i viktimës në aksidentin tragjik. Është Fisnik Muça nga Veleshta e Strugës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku mes një makine dhe një traktori ku si pasojë jetën ka humbur një 48 vjeçar nga Struga.

Gostivari Sot mëson që viktima është Fisnik Muça nga Veleshta e Strugës. I ndjeri ishte vallëtari më i vjetër dhe njëkohesisht antar i kryesisë SHKA “Shpresa” Veleshtë, dhe gjithë jetën e tij ja perkushtoj traditës dhe kulturës Veleshtare.

“Ai siç e kishte emrin ashtu e kishte dhe shpirtin gjithmon i ndershëm i buzeqeshur dhe me shum perkushtime në detyr, ishte lumturia e Shpresës tonë.I perjetshëm do të mbetesh gjithmon në zemrat tona shoku jonë Fisnik Muça. Zoti të mëshiroftë me xhenet”, thuhet në telegram – ngushëllim e SHKA “Veleshta”, drejruar familjes dhe opinionit.

“Më 18.09.2019 në ora 18:55 në rrugën rajonale Strugë-Dibër ka ndodhur një aksident trafiku midis një makine Volkswagen Golf me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.Q. (56) nga fshatin Lakoqerej i Ohërit dhe një traktor pa targa, që po drejtohej nga M.F. (48) nga fshati Veleshtë i Strugë”, njofton Policia.

Në aksident M.J. ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë dhe më pas në Klinikën “Nënë Tereza” në Shkup, ku edhe ka ndërruar jetë. N.Q. ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Qendrën Mjekësore në Strugë për ndihmë mjekësore.

Me urdhër të prokurorit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi. Ekipi i SPB-Strugë ka kryer inspektime në vendin e ngjarjes”, thonë nga MPB.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 12:33