Do rikonstruktohet rruga Strugë-Qafë Thanë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 18:41

Do rikonstruktohet rruga Strugë-Qafë Thanë

Ministri i Ekonimisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bekteshi, njoftoi se do të nisë rikontruimi i rrugës Strugë-Qafë Thanë, ndërsa pret që të hapet edhe pika e përbashkët kufitare me Shqipërinë.

Kjo pjesë rrugë është e dëmtuar dhe në disa zona e ngushtë për kalimin e kamionëve. Ndërkohë që edhe pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë nuk është në gjendjen më të mirrë. Ajo synohet të bëhet me vetëm një ndalim.

Ministri i ekonomisë bëri të ditur se deri në fund të vitit do të nisin punimet për ndërtimin e 2 kilometrave të para të rrugës Shkup-Bllacë.

“Ne kemi njoftuar me kohë dhe kemi qenë shumë transparent si qeveri, ne tashmë e kemi shpallur tenderin. Për momentin janë dhënë të gjitha ofertat nga realizuesit potencial dhe presim që në një afat shumë të shkurtër të bëhet edhe evalumi dhe që në një afat shumë të shkurtë të fillojë ndërtimi i 2 kilometrave të para.

Paralelisht jemi duke punuar edhe në projektimin e pjesës tjetër të rrugës prej 10 kilometrave dhe jam më se i bindur se deri në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë ndërtimi i rrugës Shkup-Bllacë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 19 Shtator, 2019 18:41