Shilegov: Secili individ është i detyruar që të kontribuojë në luftën kundër ndotjes së ajrit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Shtator, 2019 18:50

Shilegov: Secili individ është i detyruar që të kontribuojë në luftën kundër ndotjes së ajrit

 Lufta kundër ndotjes së ajrit mund të jetë shoqërore, të udhëhiqet përgjatë institucioneve, por edhe secili prej nesh individualisht është i obliguar që të japë kontributin e tij, deklaroi sot kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov në OJQ Ditën e hapur për iniciativa të organizatave qytetare në drejtim të konsultimit rreth Programit kundër ndotjes së ajrit 2020, që u mbajt në Qeveri.

Ai përkujtoi se këtë vit e kanë zgjidhur edhe problemin me deponinë Drislla dhe se është rritur kontrolli inspektues, duke shtuar se sjellja e tillë e inspektoratit të qytetit nënkupton dyfishim ose trefishim të numrit të gjobave të shqiptuara.

Shilegovi informon se gjatë javës së ardhshme Qyteti do ta nënshkruajë marrëveshjen për furnizimet e autobusëve të rinj ekologjikë.

“Ka përfunduar procedura, pres se diku deri në mes të vitit të ardhshëm ato autobusë do të jenë pjesë e transportit publik dhe pres që në të ardhme shumë të shpejtë me ndihmën e Qeverisë do ta publikojmë reformën e plotë të transportit publik në qytetin tonë. Imperativi të cilin unë e kam deri në vitit 2021 është që Shkupi të shpallet qytet i biçikletave”, thotë Shilegovi.

Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli thotë se buxheti i këtij viti është shpenzuar në investime për zëvendësimin e shporetëve në 16 komuna, në kopshte, shkolla fillore dhe në efikasitet energjetik.

Ai sqaroi se secili qytetar i cili do të dëshirojë të marrë subvencion për zëvendësimin e shporetit me dru me invertor me efikasitet të lartë do të nënshkruajë marrëveshje me komunën ku jeton dhe do të obligohet se do ta japë shporetin të cilin e përdor dhe i cili është me dru dhe në llogari të asaj do të përdorë invertor me efikasitet të lartë dhe se përparësi do të kenë familjet më të ndjeshme.

Përfaqësuesja e “Eko Svest”, Ana Çolloviq vlerëson se pushteti ishte mjaftueshëm ambicioz kur ka thënë se për më shumë do t’i shohim efektet e planit për ajër të pastër.

Ajo informon se deri te MMJPH ka ngritur iniciativë për përgatitjen e strategjisë afatgjate për përgatitjen e strategjisë afatgjate për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit. 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Shtator, 2019 18:50