E PËRDITËSUAR: Dëgjohen përgjimet për “Monstrën”, ja pse u vra dëshmitari i vrasjes së fëmijëve

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Shtator, 2019 11:16

E PËRDITËSUAR: Dëgjohen përgjimet për “Monstrën”, ja pse u vra dëshmitari i vrasjes së fëmijëve

Dëgjohen përgjimet për “Monstrën”, Janakieski paraqitet në tre telefonata

Pas shumë pritjesh, në Gjykatën Penale të Shkupit filloi publikim i “bombave” për rastin “Monstra”, raporton gazetari i KOHËS nga gjykata.

Deri me tani janë publikuan gjashtë biseda nga përgjimet e jashtëligjshme. Në tre prej tyre dëgjohet Mile Janakievski, ndërsa vijon dëgjimi i përgjimeve.

Aty Janakieski dëgjohet duke biseduar me Kire Boshkov, i cili e pyet ministrin nëse ka informata për
vrasjen e pesështë.

Janakieski i përgjigjet se peshkatari i vrarë nga Cresheva është vrarë përshkak se ka qenë dëshmitar i vrasjes së fëmijëve.

“Janë vrarë rrafall dhe në kokë janë vrarë, shumë trishtë. Fëmijët nuk kanë qenë kriminel, por fëmijë
të qetë, ndërsa ky plaku është vrarë si duket pse ka qenë dëshmitar”, i thotë Janakieski
bashkëbiseduesit.

Para llimit të gjykimit, Fatime Fetai deklaroi se përgjimet janë dorëzuar ashtu siç janë pranuar nga
kryeministri Zaev.

Rasti ndodhet në procedurë dëshmuese dhe duhet të dëgjohen rreth 3900 biseda, të cilat u
propozuan si dëshmi shtesë nga PSP.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 18 Shtator, 2019 11:16