Varvicotis për RMV: Duhet përmbushje e obligimeve nga Marrëveshjeve të Prespës

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:50

Varvicotis për RMV: Duhet përmbushje e obligimeve nga Marrëveshjeve të Prespës

Përmbushja e obligimeve të Marrëveshjes së Prespës, braktisja e çdo elementi irredentist dhe respektimi i sundimit të ligjit, janë pikat që, sipas MPJ-së greke është përqendruar ministri alternativ i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varviciotis, duke folur për perspektivën evropiane të vendit tonë gjatë takimit të Këshillit për çështje të përgjithshme në Bruksel, njofton korrespondenti i MIA-s nga Athina.

Siç kumtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në takim në të cilin temë kryesore ka qenë përgatitja e Këshilli evropian më 17 dhe 18 tetor, Varviciotis posaçërisht është përqendruar në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, duke potencuar se që Greqia ta mbështes perspektivën evropiane të fqinjit verior “kusht prej i cili nuk mund të shmanget është menjëherë të plotësohen obligimet që dalin nga nënshkrimi i marrëveshjes, ndërsa ka të bëjë me harmonizimin e ndryshimeve kushtetuese që u miratuan, braktisja e plotë e cilitdo element të irredentizmit dhe respektimi i sundimit të ligjit.

“Në përgatitjet për Këshillin e ardhshëm, në agjendë u vendosën tema të caktuara që shumica kanë të bëjnë me Greqinë. E para është zgjerimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në lidhje me këtë kërkuam që fqinjët tonë ta respektojnë sundimin e ligjit, rregullat e fqinjësisë së mirë dhe gjithsesi, t’u shërbejnë marrëveshjeve që i kanë nënshkruar, siç është Marrëveshja e Prespës”, tha Varviciotis pas përfundimit të takimit.

Shefi alternativ i diplomacisë greke, në lidhje me zgjerimin e unionit, ka theksuar se Greqia e mbështet perspektivën evropiane të vendit nga Ballkani Perëndimor, por nën kushtet e vendosura.

Lidhur me Shqipërinë, ka thënë se është kusht që vendi t’i përmbush në tërësi pesë prioritet e vendosura nga unioni dhe t’i jep rëndësi të posaçme pakicës nacionale greke.

Gjatë fjalimit në takimin e djeshëm Varviciotis ka theksuar se Greqia e mbështet kërkesën e Qipros, në Këshillin e ardhshëm evropian të shqyrtohet edhe çështja me shkeljet turke dhe eskalimin e aktiviteteve ilegale në Mesdheun Lindor.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:50