Sëmundjet e rralla, LSDM: Për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:29

Sëmundjet e rralla, LSDM: Për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe

Partia maqedonase në pushtet LSDM, përmes një kumtese për media thekson se me shfuqizimin e kuotave për ilaçe me receta është zgjidhur problemi i mungesave të ilaçeve.

Ata thonë se për dy vjet janë siguruar pesë ilaçe të reja, ndërsa shtojnë se buxheti për sëmundje të rralla është rritur, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për krahasim, në vitin 2016 buxheti për këtë qëllim është 203 milionë denarë, ndërsa këtë vit është 380 milionë debarë, kurse me rebalancin e buxhett kemi siguruar 193 milionë denarë shtesë”, thonë nga LSDM.

Ata përfundojnë se këto janë vetëm disa nga masat për kujdes ndaj qytetarëve dhe pacientëve.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:29