Psg apo Real! Luftë në Champions

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 23:03

Psg apo Real! Luftë në Champions

Por dy skuadrat që pretendojnë të vendosin duart në trofeun e lakmuar, do ta nisin sprintin në grupin A pa shumë prej futbollistëve më të njohur.

Kampionët e Francës nuk do të kenë në fushë Kilian Mbape’ dhe Edinson Kavani për shkak të dëmtimeve. Të dy ata janë stërvitur por nuk kanë bindur stafin mjekësor për të qenë qoftë edhe në pankinë.

Ndërkohë sulmuesi problematik brazilian, Nejmar është i pezulluar për shkak të kritikave ndaj arbitrit në eliminimin në sezonin e kaluar.

Situata aspak e këndshme për trajnerin Tomas Tuhel, imponon një vend titullar për argjentinasin Mauro Ikardi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Parkun e Princërve.

Reali i Madridit ka gjithashtu probleme serioze me kontigjentin e Champions. Braziliani Marselo nuk do të luajë në Paris për një dëmtim në shpinë dhe vendin e tij me të gjitha gjasat, do ta zërë Ferland Mendi’.

Mungesa të tjera për shkak të problemeve fizike janë Isco, Luka Modric, Marco Asensio dhe Federico Valverde. Si të mos mjaftonte kjo, trajneri Zinedin Zidan duhet të riformatojë formacioni prej pezullimeve të Sergio Ramos dhe Nacho Fernandez.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 23:03