Një kamion mallrash dhe një veturë përfundojnë në kanal

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:23

Një kamion mallrash dhe një veturë përfundojnë në kanal

Në rrugën në dalje të Kumanovës, një kamion dhe një veturë golf kanë rënë në një kanal.

Sipas informacioneve të TV21, thuhet se në rrugë nuk ka pasur sinjalistikë treguese që në atë rrugë punohet.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.

Në fotografi mund të shihni se si një kamion i tonazhit të rëndë ka rënë në këtë kanal dhe një veturë golf me targa të Shkupit!

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:23