Ndodh në Shtip, nëna e ka shitur vajzën për prostitucion që kur kishte 11 vjet

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:19

Ndodh në Shtip, nëna e ka shitur vajzën për prostitucion që kur kishte 11 vjet

Mediat në vend njoftojnë për një rast të tmershem që është denoncuar në policinë e Shtip, ku një vajzë 14 vjeçare ka njoftuar policinë se nëna e saj e ka shitur për prostitucion, transmeton Gostivari Sot 

Gjithmonë sipas Policisë, agonia e saj ka filluar në moshë 11 vjecare, kur e ëma e ka shitur te një makro qe e ka derguar në Suedi me qëllim prostitucioni.

“Pas disa muajve maltretime dhe abuzim, është kapur nga policia e cila e ka kthyer në Maqedoni”, njoftuan oranet e rendit.

Por drama nuk ka mbaruar me kaq, kur është kthyer në Maqedoni, nëna e saj bashke me vellaun kanë vazhduar ta sheshin për qëllime prostitucion.

E mitura i ka thënë Policisë që brenda nates ka shkuar madje me nga 3-4 burra, kurse paratë nga prostitucioni pastaj është detyruar të ia jep nënës së saj, e cila pastaj ua ka dhene kamataxhinjve.

Pas denoncimit në Polici, vajza tani ndodhet e strehuar ne Shkup, kurse Policia po verifikon rrethanat dhe dëshminë tronditëse të vajzës 14 vjeçe.

Pritet padi nga Policia nëse verifikohet dëshmia e dhënë nga vajza. Gostivari Sot

 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 11:19