Lideri i Alternativës, Afrim Gashi u takua me ambasadorin bullgar, Angel Angelov

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 22:27

Lideri i Alternativës, Afrim Gashi u takua me ambasadorin bullgar, Angel Angelov

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot ka realizuar takim me Ambasadorin e Bullgarisë në vend, Angel Angelov.

Gjatë takimit në fjalë u bisedua për situatën aktuale në vend dhe proceset integruese, siç janë data për fillimin e negociatave për aderim në BE dhe anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO.

Gashi e falënderoi ambasadorin bullgar, Angelov, për rolin konstruktiv dhe kontributin që po jep shteti bullgar në proceset integruese të vendit tonë.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 22:27