Kërçovarët kindapojnë kamarierin nga Tetova në një kafene në Gostivar

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 12:55

Kërçovarët kindapojnë kamarierin nga Tetova në një kafene në Gostivar

Gjashtëdhjetë e shtatë vjeçari N.Z. nga fshati Balindoll i Gostivarit, dje (16-shtator) rreth orës 18 e 50 minuta, ka denoncuar se: Në afërsi të stacionit hekurudhorë në Gostivar, në veturën ,,Mercedes,, me targa të Kërçovës, me forcë është futur 56-vjeçari Xh.B. nga Tetova, i cili ka qenë i punësuar në objektin e tij hotelerik”, njofton Gostivari Sot 

“Vetura me shpejtsi është larguar nga vendi, kështu që sipas tregimit të Xh.B. në rrugën ,,Maleardi,, ka
qenë i nxjerur nga vetura. Në veturë kanë qenë tre persona D.K.(46), N.A. (45) dhe G.D. (40) të gjith nga Kërçova, të cilët menjëherë pas denoncimit të rastit, vetura është ndaluar në dalje të Gostivarit”, njoftuan nga Policia

Personat në fjalë janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policorë-Gostivar.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojnë edhe parashtresa adekuate. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 12:55