Edhe pse nuk lejohet, skuadra serbe luan në Kosovë për Kupën

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 23:06

Edhe pse nuk lejohet, skuadra serbe luan në Kosovë për Kupën

Është hedhur shorti për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.

Më 25 shtator skuadra nga Beogradi, Crvena Zvezda, do të shkojë në Mitrovicë për të luajtur kundër Trepçës. Këta të fundit bëjnë gara në Ligë të Tretë të Serbisë dhe deri tani numërojnë 7 ndeshje duke regjistruar 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.

Mediat në Kosovë raportojnë se ndonëse Federata e Futbollit e Kosovës vazhdimisht ka tentuar të ndalojë aktivitetin e klubeve serbe në Kosovë, garat po vazhdojnë pa problem.

Muaj më parë kreu i FFK-së, Agim Ademi, i ka shkruar letër zyrtare UEFA-së dhe FIFA-së, që të ndërhyjë në Federatën Serbe të Futbollit për të ndaluar këto gara ilegale që zhvillohen në territorin e Kosovës.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 23:06