Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës shikon alternativ të përkthimit dhe lekturës  

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 22:30

Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës shikon alternativ të përkthimit dhe lekturës  

“Sot u realizua një takim zyrtar ndërmjet Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ) dhe Shoqatës së Përkthyesve dhe Interpretuesve të Maqedonisë (SHPIM).

Drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela, mirëpriti kryetaren e SHPIM-së, Ognena Nikulski, të cilën e njoftoi me aktivitetet, sfidat, pengesat dhe planet e Agjencisë, për të ardhmen.

Në anën tjetër, kryetarja Nikulski informoi në lidhje me projektet në të cilat po punon SHPIM-ja, si edhe mundësitë ekzistuese të bashkëpunimit dypalësh.

Krahas aspekteve të bashkëpunimit, Sela dhe Nikulski diskutuan edhe për mundësinë e nënshkrimit të një Memorandumi për Bashkëpunim, që do ta thellonte bashkëveprimin dypalësh në projekte të ndryshme që kanë të bëjnë me përkthimin dhe lekturën.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 17 Shtator, 2019 22:30