Sundimi i së drejtës është kusht për eurointegrimet

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 15:16

Sundimi i së drejtës është kusht për eurointegrimet

Zv/Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në kornizë të vizitës së tij në Bruksel ka zhvilluar takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme, Federika Mogerini, njofton Sekretarijati për çështje evropiane.

Gjatë takimit Osmani ka biseduar edhe rreth ngjarjeve të fundit politike në vend, sidomos në fushën e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë kohës së vizitës së tij në Bruksel, Osmani do të zhvillojë takime edhe me sekretaren e Shtetit për çështje evropiane, përfaqësuesen e Kroacisë në BE, Andreja Metelko- Zgombiç, gjithashtu do të zhvillojë edhe takim pune me Drejtoren për Ballkanin Perëndimor nën drejtorinë Gjenerale për fqinjësi dhe zgjerim në BE, Geneveva Ruiz Kalavera.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 15:16