Nuk do të jetë e lehtë të them se nuk do të ketë datë këtë vit

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 16:45

Nuk do të jetë e lehtë të them se nuk do të ketë datë këtë vit

Nuk do të jetë e lehtë për mua të kthehem në shtëpi dhe të them se nuk do të ketë datë këtë vit dhe se do të vendoset vitin e ardhshëm. Këtë brengë e ka shfaqur ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov gjatë intervistës për Agjencinë Evropa, ku ka shtuar se nevojitet karburant politik për të vazhduar rrugën para.
Dimitrov paralajmëron për rreziqe nga forcat nacionaliste nëse vendi dështon të marrë datë për bisedime në tetor.

Nikolla Dimitrov, ministër i Punëve të Jashtme

“Nëse nuk kemi perspektivë, ndërsa ai është investimi në tetor, do të dobësohemi, ndërsa skeptikët, forcat nacionaliste dhe populistët do të forcohen, ajo do t’u ndihmojë atyre që dyshojnë në projektin evropian, ai orientim strategjik, derisa vendimi pozitiv do të na ndihmojë të themi se punët janë në duart tona”

Gjatë intervistës Dimitrov ka ndarë optimizmin për vendimin e Këshillit të 15 tetorit dhe konsideron se vendi ka “argumente shumë bindëse”, para së gjithash “progres i dukshëm drejt demokracisë së vërtetë evropiane” si dhe arritje e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Nikolla Dimitrov, ministër i Puunëve të Jashtme

“Kemi vesh për shqetësimin e disa vendeve anëtare rreth saj se si procesi i qasjes të bëhet më i ashpër dhe më shumë i orientuar në ndryshim që është në zemrën e interesit të popullatës në rajon”,

Ai ka thënë se Maqedonia e Veriut tërësisht e mbështet integrimin evropian të Shqipërisë, por që vendi nuk guxon të jetë viktimë e logjikës së vënies së vendeve në pako dhe rikujton se procesi është i bazuar në meritë individuale.

Enis Murtezi /SHENJA/

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 16:45