Motoçiklistët nën llupën e Policisë, hasen 63 shkelje në rajonin e Pollogut

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 13:25

Motoçiklistët nën llupën e Policisë, hasen 63 shkelje në rajonin e Pollogut

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme-Tetovë, gjatë vikendit që kaloi (14/15- shtator) kanë realizuar aksion kontrollues në të cilin ka qenë të përfshirë motoçiklistët”, transemton Gostivari Sot 

“Gjatë kontrollit, janë zbuluar gjithsej 63 shkelje (TE-45 dhe GV-18) nga të cilët 23 motoçiklist nuk e
kanë shfrytëzuar helmetën mbrojtëse (TE-12 dhe Gv – 11), 22 motoçiklist kanë drejtuar pa patentë shoferi  (TE-19 dhe GV-3), 10 motoçikleta me regjistrim të skaduar (TE-8 dhe GV-2), kurse 7 motoçikleta kanë pasur të skaduar polisën e sigurimit (TE-5 dhe Gv-2)”, njoftuan nga Policia e Tetovës.

Shkeljet e zbuluara janë sanksionuar me 59 fletpagesa për kundërvajtje (TE-41 dhe GV-18).

Pesë motoçikleta në Gostivar menjëherë janë shkyçur nga trafiku, një motoçiklisti në Tetovë përkohësishtë i është konfiskuar patenta e shoferit, janë regjistruar 4 vërejtje me shkrim në Tetovë, ndërsa në Gostivar 11 shkelës janë thirur për edukim në trafik. Gostivari Sot 

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 13:25