Ibrahimovic dhuron spektakël, 3 gola kundër Sporting Kansas

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 23:09

Ibrahimovic dhuron spektakël, 3 gola kundër Sporting Kansas

Zlatan Ibrahimovic nuk i ndjen aspak vitet që i kalojnë dhe vazhdon të japë spektakël në Major League Soccer.

Sulmuesi suedez, tashmë në moshën 37 vjeçare, ishte protagonisti absolut i skuadrës së LA Galaxy për të cilën shënoi 3 gola në fitoren 7-2 me Sporting Kansas City për t’u ngjitur në kuotën 26 golave sezonalë duke thyer rekordin e vendosur nga Carlos Ruiz në vitin 2002.

Ibrahimvic i shënoi golat në minutën e 32, të 51 dhe të 85 gola këto që e ndihmuan Los Angelesin që të ndërpresë serinë e 4 ndeshjeve pa fitore.

Në të njëjtën kohë, skuadra kaliforniane me këtë fitore hyn në zonën e playoffit dhe e sheh vetën në vendin e pestë në Konferencën e Perëndimit në kampionatin amerikan të futbollit me 45 pikë, 1 pikë më shumë se San Jose dhe 2 më shumë se Portland.

Top Channel

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 23:09