Çmime të reja për derivatet e natës, vërehen shtrenjtime

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 13:37

Çmime të reja për derivatet e natës, vërehen shtrenjtime

Komisioni Rregullator për Energjetik ka vendosur që të shtrenjtoj çmimet e derivateve të naftës pas mesnate për gjysmë denarë dhe një denarë për litër.

Çmimi i EUROSUPER- 98 do të shtrenjtohet për gjysmë denarë, dhe një litër do të kushtojë 69.50 denarë.

Çmimet i EUROSUPER-95 dhe EURODIZEL do të shtrenjtohen për një denarë. Kjo do të thotë se një litër EUROSUPER BS-95 do të kushtojë 67.50 denarë, ndërsa dizeli do të shitet 62.50 denarë për litër.

Për një denarë rritet edhe çmimi i Vajit të lirë për amvisëri dhe tani do të kushtojë 52.50 denarë për litër.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 13:37