Bekteshi: “One stop shop” edhe në Qafë Thanë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 14:59

Bekteshi: “One stop shop” edhe në Qafë Thanë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka paralajmëruar  hapjen e një “one stop shop” në Qafë Thanë, njejtë sikurse në kufrin me Serbinë, transemton Gostivari Sot. 

“Nesër në Tiranë do të takohem me ministrin e financave dhe ministrin e punëve të brendshme për të përshpejtuar procedurat për hapjen e një “one stop shop” në Qafë Thanë. Po punojmë me përkushtim për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të përshpejtuar qarkullimin e mallrave në vendet e rajonit”, deklaron Bekteshi, përcjell Gostivari Sot

Këto ditë kryeministri Zaev dhe homologja serbe Ana Brnabiq, inauguruan “One Stop Shop” në kalimin kufitar Tabanoc. Për këtë projekt do të ndahen 2.8 milionë euro, nga granti prej 42.7 milionë eurove që Maqedonia e Veriut e ka marrë në Samitin në Poznanj në kuadër të Procesit të Berlinit. Gostivari Sot

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 16 Shtator, 2019 14:59