Zaev: Luftuam për të mposhtur autokracinë

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 21:20

Zaev: Luftuam për të mposhtur autokracinë

Të dëgjohet zëri i individit, vendimet të miratohen me kyçjen e drejtpërdrejt apo reprezentative të qytetarëve, të respektohet mendimi i tjetrit, të dëgjohet dhe pranohet kritika, ajo është demokraci, kështu kryeministri Zaev ka uruar ditën ndërkombëtare të demokracisë, transmeton Shenja.

“Në emër të këtyre vlerave dhe parimeve dhe në emër të luftës së qytetarëve të vendit tonë për një shoqëri demokratike, uroj Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Demokracia gjatë ka vuajtur në Maqedoninë Veriore. Liria, mendimi, gazetaria, vendimmarrja e qytetarëve pa presion ishin të paimagjinueshme. Por luftuam së bashku, krijuam shumicë përmes së cilës demokracia mposhti autokracinë. Liri le të jetë e përjetshme, përmes saj do të promovojmë demokracinë “, ka shkruar Zaev, transmeton Shenja.

Gostivari Sot
By Gostivari Sot 15 Shtator, 2019 21:20